Hong Kong, dënohet aktivistja pro demokracisë

Në Hong Kong, Aktivistja pro demokracisë Chow Hang Tung u dënua të martën me 15 muaj burg për shkak se kishte organizuar një aktivitet për të përkujtuar masakrën e 4 qershorit të vitit 1989 në sheshin Tiananmen. Ky ishte dënimi i dytë që ajo ka marrë për aktivitete të tilla të ndaluara në qytet, pasi përvecse në 2021-in, ajo publikoi dy artikuj, duke u bërë thirrje thirrje njerëzve të ndiznin qirinj për të përkujtuar ngjarjen, Chow ishte përpjekur të organizonte një të tillë edhe në vitin 2020, dhe për këtë u dënua fillimisht me 12 muaj burg. Gjatë dy viteve të fundit, duke cituar kufizimet për Covid-19, autoritetet e hong kongut kanë ndaluar aktivitetet përkujtimore për masakrën e Tiananmenit që është një cëshje shumë e ndjeshme në Kinë. Gjykata vendosi se artikujt e Chow synonin të nxisnin njerëzit që të sfidonin ndalesat policore. – Ligji asnjëherë nuk lejon ushtrimin e lirive përmes mjeteve të jashtëligjshme, – u shpreh gjyqtarja e cështjes. Chow, e cila është avokate dhe përfaqësoi veten gjatë gjyqit, deklaroi se ishte e pafajshme. Ajo mbrojti veten duke thënë se donte të nxiste të tjerët të mos harronin 4 qershorin dhe jo të inkurajonte grumbullimin e njerëzve. Megjithatë gjyqtarja e hodhi poshtë këtë argument, duke e quajtur të pabesueshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




