OKB akuzon Izraelin, për mos zbatim të rezolutave të Këshillit të Sigurimit

Nga Behxhet Begu – Korrespondent i RTSh-së në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.
Në pesëvjetorin miratimit të Rezolutës 2334 nga KS të OKB-së, përgjegjësia ndërkombëtare për t’i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze nga izraeli është më e rëndësishme se kurrë, thuhet në reagimin e Raportuesit Special të OKB- së, për konfliktin Izraelito-Palesinez.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Izraeli për pushtimin e tij 54-vjeçar të Palestinës, deklarojë një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut, pesë vjet pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për t’i dhënë fund të gjitha aktiviteteve të Izraelit në territoret palestineze.

“Në përvjetorin e pestë të miratimit të Rezolutës 2334 nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i marrë seriozisht fjalët e veta dhe ligjet e veta,” tha Michael Lynk, Raportuesi Special i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Territoret e Pushtuara palestineze që nga viti 1967.
Konflikti Izraelito-Palestinez, është pika më e ndjeshme e Lindjes së Mesme e cila shperfaq një ndarje të komunitetit ndërkombëtar sa i përket qasjes për zgjidhjen përfundimtare të këtij konflikti. Izraeli këmbëngul në të drejten e vet për tu kthyer në territoret që sipas tij I takojnë historikisht, në anën tjeter demografia aktuale e këtyre teritoreve paraqet një realitet tjeter sepse ato janë të banuara kryesisht me popullsi arabe dhe sipas ligjeve aktuale ndërkombëtare njihen si teritore palestineze. OKB insiston dhe vazhdon të besoj se mund të zbatohet ligji ndërkombëtar për krijimin e dy shteteve me Jerusalemin si kryeqytet të përbashkët.
“Pa ndërhyrje vendimtare ndërkombëtare për të imponuar përgjegjësi ndaj një pushtimi të papërgjegjshëm, nuk ka asnjë shpresë që te realizohet e drejta palestineze për vetëvendosje. Ne te kunderten nuk ka asnje mundesi qe te parashikohet fundi I konfliktit ne mes te dy shteteve”, tha Michael Lynk.
Rezoluta 2334, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit më 23 dhjetor 2016, deklaroi se ndertimi i vendbanimeve izraelite ne territoret e pushtuara palestineze përbënë “një shkelje flagrante sipas ligjit ndërkombëtar” duke specifikuar se të gjitha aktivitetet e vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, duhet “të pushojnë menjëherë dhe plotësisht”.
Rezoluta thoshte se zgjerimi i vendbanimeve kërcënon qëndrueshmërinë e një zgjidhjeje me dy shtete dhe ligji ndërkombëtar duhet të rregullojë pushtimin dhe marrëdhëniet midis Izraelit dhe palestinezëve. Rezoluta gjithashtu ju kishte bëre thirrje shteteve të bëjnë dallimin midis Territorit të Shtetit të Izraelit dhe territoreve që Izraeli ka pushtuar që nga viti 1967.
“Nëse kjo rezolutë do të ishte zbatuar realisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe do të ishte pranuar nga Izraeli, ne me shumë gjasa do të ishim në prag të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Raportuesi Special. “Në vend të kësaj, Izraeli vazhdon te veprojë në kundërshtim me rezolutën, pushtimi i tij është më i rrënjosur se kurrë, dhuna që përdor kundër palestinezëve për të mbështetur pushtimin po rritet dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ka asnjë strategji për t’i dhënë fund pushtimit më të gjatë ushtarak në botë.”
Konflikti her pas here merr përmasa të mdha të përshkallëzimit duke rrezikuar paqen në të gjithë rajonin e Lindjes së mesme. Sulmet me raketa të organizatave terroriste Hamas dhe Hezbullah brenda territorit Izraelit këtë vit nxitën një kundërsulm Izraelit, me përmasa të mdha duke shkaktuar shumë viktima, krizë të refugjatëve dhe shumë reagime ndërkombëtare. Veprimtaria e këtyre dy organizatave terroriste merret si shkas pothuajse nga të gjitha aksionet e shtetit Herbrej. Mirëpo OKB vazhdon të akuzojë Izraelin, se nuk merr përbaz asnjë nga raportet e as rezolutat e Këshillit të Sigurimit.
Raportuesi Special vuri në dukje se “në 20 raportet e dorëzuara në Këshillin e Sigurimit që nga miratimi i Rezolutës, Sekretari i Përgjithshëm ose përfaqësuesi i tij kanë deklaruar në çdo rast se Izraeli nuk ka respektuar asnjë nga udhëzimet e Këshillit të Sigurimit”, Lynk. “A nuk është e qartë deri tani që udhëheqja politike izraelite nuk ka asnjë interes dhe asnjë nxitje për t’i dhënë fund okupimit?”
“Një statistikë mbi të gjitha ilustron mungesën e vullnetit të jashtëzakonshëm të komunitetit ndërkombëtar për të zbatuar udhëzimet e veta duke respektuar pushtimin izraelit,” tha eksperti i OKB-së. “Në vitin 2016, kur u miratua Rezoluta 2334, vlerësohet se kishte rreth 400,000 kolonë izraelitë në Bregun Perëndimor dhe 218,000 në Jerusalemin Lindor. Pesë vjet më vonë, ka 475,000 kolonë në Bregun Perëndimor dhe 230,000 në Jerusalemin Lindor, një rritje prej 12 për qind. Ky realitet dinamik në terren është shumë përpara kritikës së vakët të komunitetit ndërkombëtar për sjelljen e paligjshme të Izraelit.”
Raportuesi Special i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të zhvillojë një qasje të bazuar në të drejtat për krijimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe të përdorë mjetet e shumta të masave të llogaridhënies për te rikthyer veprimet e Izraelit në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Vetëm një qasje e bazuar në llogaridhënie, barazi dhe të drejta të plota për të gjithë mund të krijojë mundësinë e një të ardhmeje të begatë dhe të përbashkët për palestinezët dhe izraelitët njësoj.” Perfundon raportuesi special I OKB-se, per konfliktin Izraelito-Palestinez, Michael Lynk.
Përgatitur nga Behxhet Begu – Korrespondent i RTSh-së në Zyrën e OKB-së në Gjenevë

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




