Izraeli ndërmerr sulm ajror ndaj portit të Latakias në Siri

Botë | 5 vite më parë

Për të dytën herë Brenda një muaji, Izraeli ndërmorri mëngjesin e kësaj të marte një sulm ajror ndaj portit të Latakias në Siri. Lajmi u bë i ditur nga media shtërore siriane.

Që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2001, në mënyrë të përsëritur Izraeli ka ndërmarrë sulme ajroer ndaj atij vendi, duke shënjestruar përgjithsisht trupa të qeverisë siriane, forca të mbështetura nga irani si dhe luftëtarët e Heznollah.

Rreth orë 3:21 të këtij mëngjesi, armiku Izrael ndërmorri një akt agresioni ajror me disa raketa të nisura nga mesdheu duke shënjestruar hapësirën ku mbahen kontenierët në portin e Latakias, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajemve SANA duke cituar një burim të ushtrisë siriane.

Sipas së njëjtës agjenci, sulmi shkaktoi dëme të mëdha materiale. I pyetur për këtë sulm nga mediat e huaja, zëdhëënsi i ushtrisë izraelit tha ne nuk komentojmë raportimet e mediave të huaja. Ndërkohë në datën 7 dhejtor, izraeli sulmoi një dërgesë arëmsh iraniane në Latakia, por pa shkaktur viktima.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme