Lira turke vazhdon të stabilizohet

Lira turke po vazhdon të stabilizohet, pas zhvlerësimit në nivele rekorde javë më parë. Rimëkëmbja e monedhës turke është rezultat i masave të prezantuara nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan më 20 dhjetor. Erdogan ka thënë se plani i tij parasheh mbrojtjen e kursimeve në lira, pavarësisht lëkundjeve të tregut. Lira është shitur këtë të mërkurë 12.25 kundrejt dollarit amerikan, për dallim nga 18.36 sa kishte arritur më 20 dhjetor. Erdogan ka thënë se Qeveria do të mbulojë humbjet e shkaktuara të personave që i kanë kursimet në lira, në momentin kur zhvlerësimi i monedhës turke kundrejt valutave të huaja tejkalon normat e interesit të bankave.
Zhvlerësimi i lirës ka ndikuar në rritje të çmimeve, ndërkohë që shumë turq kanë shitur lirat e tyre për monedha tjera, apo kanë blerë ar për të siguruar kursimet. Erdogan nuk ka bërë të ditur si do ta mbulojë Qeveria këtë plan. Ekspertët financiarë kanë thënë se nëse vlera e lirës bie sërish dhe detyron Qeverinë të mbulojë humbjet, kjo situatë mund të çojë në rritje të inflacionit dhe deficitit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




