Bursat në pikiatë nga Omicron

Botë | 5 vite më parë

Bursat europiane u hapën sot me një rënie të theksuar edhe për shkak të volumit të ulët të tregtimit, pavarësisht ardhjes së festave të fundvitit.

Varianti Omicron i koronavirusit rikthen frikën në tregje, me kufizime të mundshme dhe efekte negative në rimëkëmbjen ekonomike.

Vendimet e bankave qendrore janë gjithashtu në qendër të vëmendjes, me FED që nuk i bind plotësisht investitorët.

Bursat kanë filluar negativisht për Parisin (-2,06%), Frankfurtin (-2,44%), Londrën (-1,77%), Madridin (-2,38%) dhe Milanon (-2,2%).

Edhe bursat aziatike mbyllën sesionin e parë të javës me rënie.

Rritja e infeksioneve të variantit Omicron të koronavirusit dhe efektet në rimëkëmbjen ekonomike janë në qendër të vëmendjes së qeverive të gjithë botës./DPA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme