Ministrja gjermane e Mbrojtjes mesazh solidarizimi me aleatët e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht tha se solidarizimi mes aleatëve të NATO-s është shumë i rëndësishëm.
Lambrecht vizitoi ushtarët gjermanë me mision në Lituani dhe në një deklaratë këtu ajo duke theksuar rëndësinë e solidarizimit mes aleatëve të NATO-s tha: “Ndodhemi pranë miqve tanë”.
Ajo theksoi se beson se situata lidhur me tensionet në lindje të Ukrainës duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike.
Lambrecht vuri në dukje se Gjermania në kuadër të “Pranisë së Zgjeruar të Avancuar Ushtarake” të NATO-s do të vazhdojë mbështetjen e saj për vendet e Baltikut që janë të shqetësuar nga Rusia. Ministrja gjermane tha se situata në Ukrainë është serioze dhe se po i ndjekin në mënyrë të kujdesshme zhvillimet.
“Unë mund të kuptoj shqetësimet e aleatëve tanë baltikë që e ndiejnë veten të kërcënuar”, tha Lambrecht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




