Austri, mijëra qytetarë përkujtojnë viktimat e Covid-19

Botë | 5 vite më parë

Sipas policisë austriake, rreth 30 000 qytetarë përkujtuan viktimat e koronavirusit, me një ”det” qirinjsh mbrëmjen e djeshme në Vjenë.

Gjatë një grumbullimi në qendër të qytetit, që zgjati rreth 10 minuta, pjesëmarrësit sollën qirinj dhe llamba si dhe ndezën dritat e celularëve.

Manifestimi, që u zhvillua nën moton #YesWeCare, u mbështet nga disa dhjetëra organizata sindikatash, shoqata mjekësore dhe komunitete fetare.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen shprehu gjithashtu solidaritetin e tij.

Më shumë se 13 000 persona kanë vdekur nga ose me Covid-19 deri tani në Austri./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme