Agresioni rus ndaj Ukrainës, SHBA dhe BE paralajmërojnë Rusinë për masa të forta ndëshkuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar Rusinë për “pasoja të jashtëzakonshme” në rast të ndonjë agresioni ushtarak ndaj Ukrainës dhe kanë bërë thirrje për kthim në diplomaci për të ndalur tensionet. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha gazetarëve se SHBA-ja dhe Evropa po përgatisin një listë masash për ta ndëshkuar Rusinë, nëse Kremlini ndërmerr veprime ushtarake kundër fqinjit të tij, Ukrainës. Sipas tij, masat që po shqyrtohen janë kryesisht ekonomike dhe financiare, mirëpo na ka dhënë detaje. Këto komente të SHBA-së vijnë pas komenteve të bëra nga liderët evrpianë një ditë më parë në një deklaratë të përbashkët në fund të samitit njëditor në Bruksel. Raportohet se Rusia aktualisht ka rreth 100 mijë trupa të grumbulluar afër kufirit me Ukrainën. Një veprim i tillë është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si një mundësi e pushtimi ndaj Kievit. Rusia kishte sulmuar Ukrainën në vitin 2014, duke aneksuar ilegalisht rajonin e Krimesë dhe duke mbështetur rebelët në dy provinca lindore të Ukrainës në një luftë që la të vrarë të paktën 13,200 njerëz që nga prilli i atij viti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




