NATO: Rusia vazhdon grumbullimin ushtarak në afërsi të kufirit me Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se Rusia vazhdon intensifikimin ushtarak në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Stoltenberg foli në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Nuk shohim asnjë shenjë që Rusia ka ndalur ose ka ngadalësuar grumbullimin ushtarak (në afërsi të kufirit me Ukrainën). Përkundrazi vazhdon”, tha Stoltenberg, duke theksuar se ky grumbullim nuk ka asnjë arsye të drejtë dhe se kërcënon sigurinë e Evropës.
Ai e përcaktoi grumbullimin ushtarak si provokativ dhe destabilizues.
“I bëjmë thirrje Rusisë të kthehet në diplomaci, të ulë tensionin dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Agresioni i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja serioze dhe një kosto të lartë”, tha Stoltenberg./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




