Gjermania dëbon dy diplomatë rusë, Moska do të kundërpërgjigjet

Botë | 5 vite më parë

Dy diplomatë rusë u shpallën “persona non grata” pasi një gjykatë në Berlin vendosi se Rusia kishte urdhëruar vrasjen e një shtetasi gjeorgjian në vitin 2019 në kryeqytetin gjerman.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se do t’i përgjigjen vendimit të Gjermanisë.

“Veprimet armiqësore të Berlinit nuk do të mbeten pa përgjigje. Së shpejti do të dalim me kumtesë për këtë çështje”, tha Zakharova.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, njoftoi se dy diplomatë që punojnë në ambasadën ruse në Berlin i kanë shpallur “persona non grata”.

Tornike K., një gjeorgjian me origjinë çeçene, u vra më 23 gusht në parkun Tiergarten në qarkun Moabit.

Shtetasi rus Vadim K. është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe është konfiskuar arma e përdorur në vrasje.

Vadim K. u dënua me burgim të përjetshëm./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme