Mbi 3.350 emigrantë irakianë riatdhesohen nga Bjellorusia

Mbi 3.350 irakianë që ishin bllokuar në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë janë kthyer në shtëpi, njoftoi të dielën Ministria e Jashtme irakiane. “Deri më tani kemi kthyer 3.556 persona në Irak”, tha zëdhënësi Ahmed al-Sahaf për mediat lokale.
“Shërbimi konsullor i Irakut lëshoi gjithsej 383 pasaporta për personat që humbën dokumentet dhe u gjetën në territorin e Bjellorusisë, Lituanisë, Letonisë apo Polonisë”, shtoi Al-Sahaf.
Për shkak të kushteve të pafavorshme të jetesës në Irak, një numër i madh i njerëzve në kushte të vështira kanë pritur në kufirin Bjellorusi për të udhëtuar drejt Evropës për një jetë më të mirë./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




