SHBA miraton shitjen e paisjeve ushtarake

Botë | 5 vite më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e katër anijeve luftarake me vlerë 6,9 miliardë dollarë për Greqinë, me transaksionet ekzistuese të modernizimit të fregatës me vlerë 2,5 miliardë dollarë, në një total prej 9.4 miliardë dollarë. Kostoja e vlerësuar prej 2,5 miliardë dollarëve do të mbulojë “shitje të mundshme ushtarake jashtë vendit” në Greqi për modernizimin e fregatës së klasës MEKO dhe pajisjeve përkatëse, ndërsa 6,9 miliardë dollarë të tjera do të ndahen për blerjen e katër anijeve luftarake sipërfaqësore shumëqëllimëshe (MMSC) dhe pajisjeve përkatëse, thuhet në dy deklarata të veçanta. “Kjo shitje e propozuar do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së një aleati të NATO-s, i cili është një partner i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Evropë”, thuhet më tej. Agjencia nënvizoi se blerjet do të “rrisin stabilitetin dhe sigurinë detare” në rajonin e Mesdheut Lindor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe objektivat strategjikë të NATO-s dhe SHBA-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme