Baerbock: Rusia do të paguajë çmim të lartë politik nëse shkel sovranitetin e Ukrainës

Botë | 5 vite më parë

Rusia do të paguajë një çmim të lartë politik sidomos në aspektin ekonomik, nëse shkel sovranitetin e Ukrainës, deklaroi ministrja e re e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, e gjelbra Annalena Baerbock, pas takimit me homologun francez Jean-Yves Le Drian në Paris.

”Integriteti dhe sovraniteti i Ukrainës nuk janë të negociueshme”, theksoi ministrja e re.

Baerbock përsëriti rëndësinë e “impulsit franko-gjerman për Evropën” dhe mbështetjen gjermane për presidencën franceze të BE-së./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme