Një tërmet me magnitudë 6 ballë godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6 ballë mëngjesin e sotëm ka goditur ishujt Tokara të prefekturës Kagoshima në Japoninë jugperëndimore.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) regjistroi tërmetin rreth orës 11:05 të mëngjesit sipas orës lokale (02:05 GMT).
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash .
Agjencia raportoi gjithashtu mbi 200 lëkundje të një shkalle më të vogël në rajon që nga fundjava.
Nuk u lëshua paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Duke vënë në dukje se tërmetet mund të vazhdojnë dhe të rriten me intensitet, JMA paralajmëroi banorët e rajonit që të marrin masa paraprake.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




