Forcat izraelite arrestojnë 28 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 28 palestinezë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.
Sipas burimeve lokale, forcat izraelite kanë bastisur disa rajone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 24 persona në Bregun Perëndimor, si dhe 4 në Kudsin Lindor me pretendime të ndryshme.
Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




