Regjimi sirian akuzon Izraelin për sulm ajror në portin e Latakias

Regjimi i Bashar al-Asadit pretendoi se Izraeli kreu një sulm ajror në portin e Latakias në Sirinë perëndimore.
Agjencia e lajmeve e regjimit të Asadit, SANA, bazuar në një burim ushtarak të ministrisë së mbrojtjes së regjimit, pretendoi se Izraeli ka kryer sulm ajror në portin e Latakias.
Në lajm thuhet se nuk ka pasur humbje jetësh, ndërkohë, zjarri ka kapluar shumë kontejnerë tregtarë në port.
Ndryshe, regjimi sirian vetëm këtë vit ka akuzuar Izraelin për dhjetëra sulme në rajone të ndryshme të vendit.
Që nga viti 2011, kur filloi lufta civile, Izraeli herë pas here ka kryer sulme kundër grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake të regjimit në Siri./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




