Bennett: Irani të frenojë pasurimin e uraniumit

Botë | 5 vite më parë

Unë kërkoj nga çdo vend i përfshirë në bisedimet me Iranin në Vjenë për të mbajtur një linjë strikte duke i sqaruar një herë e mirë Teheranit se nuk mundet, në të njëjtën kohë, edhe të pasurojë uraniumin edhe të negociojë, deklaroi kryeministri izraelit, Naftali Bennett gjatë një takimi të qeverisë në Jeruzalem.

”Qëllimi ynë është të përdorim dritaren e mundësive të hapura ndërmjet negociatave për t’u treguar miqve tanë në SHBA se është koha e duhur për të përdorur mjete të ndryshme kundër kërkesës së Teheranit për të pasuruar uraniumin”, theksoi ai.

Bennett mblodhi qeverinë për konsultime mbi Iranin. Aktualisht nuk ka komente për ngjarjen e djeshme në centralin bërthamor iranian, në Natanz, për të cilin u tha se kishte ndodhur një shpërthim.

Ndërkohë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Tahnoun bin Zayed, do të mbërrijë në Teheran nesër me ftesë të kreut të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare iraniane (SNSC), Ali Shamkhani.

Gjatë qëndrimit të tij, Zayed do të zhvillojë bisedime me homologun iranian dhe zyrtarë të tjerë të lartë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimin rajonal./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme