Protesta të reja në Sudan kundër marrjes së pushtetit nga ushtria

Protesta mbarëkombëtare shpërthyen të enjten në Sudan kundër marrjes së pushtetit nga ushtria në fund të muajit të kaluar.
Protestat që u zgjeruan në shumë rajone erdhën pavarësisht një kompromisi që u nënshkrua midis kreut të ushtrisë, gjeneral Abdul Fattah Alburhan për të rivendosur kryeministrin Abdallah Hamdok.
Protestuesit hodhën slogane anti-ushtarake dhe kritikuan marrëveshjen që u nënshkrua javën e kaluar.
Mijëra persona u mblodhën në lagjet e Khartoumit, përfshirë stacionin 40, rrugën 60, Omdurman, Bahri, Alkalakla, Alshajara dhe qytetet e Port Sudanit, Kassala, Nyala Shandi dhe pjesë të tjera të vendit.
Ndër kërkesat e tyre janë lirimi i të arrestuarve politikë dhe hetimi për vrasjen e protestuesve.
Shoqata e Profesionistëve Sudanezë (SPA) kërkoi “shembjen e grushtit të shtetit dhe marrëveshjen me kryeministrin”./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




