52 të vdekur pas aksidentit në një minierë siberiane qymyri

Numri i të vdekurve në një aksident në një minierë qymyri në Siberinë Perëndimore është rritur në 52, raportojnë agjencitë shtetërore të lajmeve, duke cituar ekipet e shpëtimit.
Mes 52 të vdekurve ishin gjashtë punonjës të ekipeve të shpëtimit, të cilët vdiqën gjatë operacioneve të kërkimit në minierë.
Më herët gjatë ditës, më shumë se 30 minatorë ishin raportuar të zhdukur.
Sipas ekipeve ruse të mbrojtjes civile, gjithsej 239 punëtorë u shpëtuan nga pusi Listvyazhnaya në fushën e qymyrit Kuznetsk.
”Më shumë se 40 prej tyre janë tani në spitalet e afërta”, njoftoi guvernatori i Kemerovës, Sergei Tsivilyov.
”Tunelet e minierës u mbushën shumë me tym gjatë operacioneve të shpëtimit”, raportuan mediet lokale.
Kërkimet duhej të ndërpriteshin përkohësisht edhe për shkak të rrezikut të një shpërthimi tjetër.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një thellësi prej 250 metrash.
Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të tragjedisë dhe urdhëroi ndihmë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit./ ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




