Kreu i OKB-së viziton Kolumbinë: Duhet të forcohet marrëveshja e paqes

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, deklaroi se në Kolumbi ka armiq të paqes dhe se duhet të forcohet marrëveshja e paqes.

Duke folur në qytetin Dabeiba në rajonin administrativ Antioquia në ditën e dytë të vizitës së tij në Kolumbi, Guterres përkujtoi ata që humbën jetën për shkak të dhunës në 5-vjetorin e dorëzimit të armëve nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Ai theksoi se ai ka qenë në solidaritet me të drejtat e njeriut dhe mbrojtësit e popujve indigjenë që janë vrarë që nga nëntori 2016. “Qëllimi i paqes është të shmangë armiqtë që ekzistojnë në një shoqëri, por fatkeqësisht ka armiq të paqes”, tha Guterres.

Duke theksuar se rreth 300 njerëz u vranë në 5 vitet e fundit, Guterres deklaroi se veprimet e aktorëve të armatosur ilegalë ulin shpresat e komuniteteve dhe rrezikojnë shpresat e tyre për zhvillim të qëndrueshëm.

Ai tha se ata janë të vendosur të ruajnë paqen pavarësisht pengesave që dalin. “Ne nuk do të heqim dorë nga angazhimet tona ndaj Kolumbisë dhe botës”, theksoi Guterres.

Guterres, i cili u takua edhe me presidentin Ivan Duque, falënderoi autoritetet kolumbiane.

Duke theksuar se ata janë thellësisht të pikëlluar nga aktet e dhunës, Duque tha: “Ne të gjithë mbajmë zi kur shohim aktet e dhunës kundër atyre që janë në procesin e ribashkimit dhe udhëheqjes në rajon. Të gjithë që mblidhen këtu janë kundër dhunës”./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme