Për herë të parë, pas 16 vitesh, Gjermania me një Kancelar të ri

Botë | 5 vite më parë

Për herë të parë, pas 16 vitesh, Gjermania do të ketë një Kancelar të ri. Bëhet fjalë për Olaf Scholz, kandidati Social-Demokrat, i cili zyrtarisht do të drejtojë vendin pas Angela Merkel. Kjo ka ardhur  pas arritjes së marrëveshjes me partitë e tjera të koalicionit, që ishte i domosdoshëm për krijimin e qeverisë së re.

Mendohet Schloz të bëjë betimin muajin e ardhshëm. Scholz do të marrë më në fund drejtimin e vetëm të qeverisë gjermane, teksa pritet të përballet me krizën e koronavirusit, por edhe kriza të tjera si ajo me emigrantët në Bjellorusi, si dhe konflikti mes Ukrainës e Rusisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme