Kryeministri francez Castex rezulton pozitiv me covid-19

Botë | 5 vite më parë

Kryeministri francez, Jean Castex rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 dhe agjenda e tij do të ndryshohet në ditët në vijim, në mënyrë që ai të mund të vazhdojë aktivitetet, ndërsa është në izolim për 10 ditë, deklaruan burime pranë qeverisë.

”Kreu i qeverisë mësoi se një nga vajzat e tij 11-vjeçare kishte rezultuar pozitive. Më pas Castex bëri menjëherë një test PCR dhe rezultoi pozitiv”,  deklaruan burimet qeveritare.

Kreu i qeverisë, 56 vjeç, i cili mori dy doza të vaksinës në pranverë, nuk kishte rezultuar kurrë pozitiv deri më tani, por kishte qenë në kontakt me persona me Covid-19 në tre raste.

Përpara tij, presidenti i vendit Emmanuel Macron kishte rezultuar pozitiv në dhjetor 2020.

Disa ministra kanë kontraktuar gjithashtu virusin, si ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire  dhe ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme