Kryeministri dorëzohet, India shfuqizon ligjet për fermerët pas 1 viti proteste

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dorëzohet përpara protestave që zgjatën një vit. Qeveria e tij njoftoi shfuqizimin e 3 ligjeve kontroverse për fermerët.
Mijëra persona ngritën kampe në Delhi që prej nëntorit të kaluar teksa dhjetëra vdiqën nga i nxehti, Covidi dhe i ftohti.
Fermerët kundërshtonin ligjet me pretendimin se lejonin hyrjen e lojtarëve privatë në sektorin e bujqësisë duke dëmtuar të ardhurat e tyre me uljen e çmimeve të produkteve.
Njoftimi surprizë i kryeministrit Modi shënoi një kthesë të madhe të qeverisë, e cila nuk ka marrë asnjë iniciativë për negociata me fermerët në muajt e fundit.
Në prononcimin e tij shefi i qeverisë tha se ky vendim ndihmon fermerët e vegjël. Megjithatë ekspertët thonë se shfuqizimi I ligjeve erdhi për shkak të zgjedhjeve në dy rajone të mëdha të Indisë./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




