Jep dorëheqjen pas një skandali kryetarja e parlamentit norvegjez

Botë | 5 vite më parë

Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen dha dorëheqjen, pas protestave për një apartament të financuar nga taksapaguesit, që ajo kishte në zotërim në Oslo.

Hansen i tha transmetuesit norvegjez NRK se ”mendonte se ishte e paarsyeshme që parlamenti të kishte një kryetare parlamenti të hetuar nga policia”.

Ajo tha se ”kontaktoi kreun e partisë së saj dhe kreun e grupit parlamentar për të thënë se do të largohej nga posti i presidentes së legjislaturës”.

48-vjeçarja u vu në shënjestër pasi u zbulua se ajo mund të ketë pasur padrejtësisht një apartament në kryeqytetin norvegjez

Hansen pretendon se ajo i ka keqkuptuar rregullat, çka duket se ka habitur një numër politikanësh norvegjezë.

Në shtator, ministri për Familjen, Kjell Ingolf Ropstad dha dorëheqjen pasi u zbulua se ai ishte ende i regjistruar se jetonte me prindërit, në ndërkohë që jetonte me familjen e tij në Oslo./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme