Venezuelë, presidenti i bën thirrje popullit që të marrin pjesë në zgjedhjet e të dielës

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka bërë thirrje popullit të marrin pjesë në zgjedhjet rajonale dhe lokale të së dielës.
Duke folur në një ngjarje, Maduro tha se “gjithçka është gati që njerëzit të kërkojnë sovranitetin e tyre dhe të votojnë”.
Ai tha se Venezuela po lufton kundër agresionit dhe bllokadës së qeverisë amerikane dhe aleatëve të saj, si dhe shtoi se do ta mbrojnë vendin në çdo rrethanë.
Pavarësisht rezervave të pasura të naftës, ky vend i Amerikës Latine po vuan nga një krizë e zgjatur ekonomike, e cila është përkeqësuar për shkak të sanksioneve të SHBA-së, e cila nuk e njeh administratën e presidentit Maduro.
Vendi me mbi 30 milionë banorë ka mungesë të gjerë të ushqimit dhe nevojave bazë, së bashku me një inflacion të lartë.
“Na presin supriza të mëdha në rimëkëmbjen ekonomike dhe fitoret politike. Bëhuni gati, ajo që po vjen është e mirë”, shkroi Maduro në twitter.
Opozita në Venezuelë, e udhëhequr nga ish-presidenti i Asamblesë Kombëtare, Juan Guido, i cili mbështetet nga SHBA, po ashtu po merr pjesë në votim. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 dhe ato parlamentare të vitit 2020, opozita i bojkotoi./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




