Pezullohet certifikimi i ”Nord Stream 2”

Botë | 5 vite më parë

Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi  procedurën e certifikimit për gazsjellësin e diskutueshëm nënujor ”Nord Stream 2”, i projektuar për të sjellë gazin rus në Gjermani dhe Evropë.

“Pas një ekzaminimi të plotë të dokumentacionit, Bundesnetzagentur arriti në përfundimin se certifikimi i një operatori të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, do të ishte i mundur vetëm nëse ky operator do të ishte i organizuar në një formë juridike sipas ligjit gjerman”, deklaroi  agjencia në një deklaratë.

Agjencia shpjegoi se një filial i krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk i plotësonte kushtet për të qenë një “operator i pavarur transmetimi”.

”Derisa asetet kryesore dhe burimet njerëzore të jenë verifikuar, procesi i certifikimit do të pezullohet”, theksoi agjencia./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme