Erdogan: Të fajësosh Turqinë për krizën e refugjatëve është mosmirënjohje

Të fajësosh Turqinë për krizën e refugjatëve është një mosmirënjohje e vërtetë, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
“Të thuash që kriza e refugjatëve buron nga Turqia është vërtet mosmirënjohje”, tha Erdogan në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Ankara.
Nga ana e tij, Orban nënvizoi nevojën për një perimetër mbrojtës rreth Evropës, duke vënë në dukje se kontinenti është nën presionet e migracionit nga Mesdheu, Ballkani Perëndimor dhe Bjellorusia.
Ai tha se Evropa ka nevojë për aleatë dhe nëse një perimetër i tillë nuk vendoset, kontinenti do të jetë në një “situatë të vështirë”.
“Ne duhet të ndihmojmë miqtë tanë turq në lidhje me migracionin. BE-ja duhet të mbështesë Turqinë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Orban.
Turqia pret katër milionë refugjatë, më shumë se çdo vend në botë.
Erdogan tha gjithashtu se me kryeministrin hungarez gjatë takimit në Ankara kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe lidhjet ekonomike dhe tregtare./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




