Presidenti kinez thirrje për “distancim nga konfrontimi i Luftës së Ftohtë në Azi-Paqësor”

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping bëri thirrje për distancim nga konflikti dhe konfrontimi i llojit të Luftës së Ftohtë në rajonin e Azi-Paqësorit”.

Një video e presidentit Jinping e regjistruar më parë u transmetua në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) që u zhvillua nëpërmjet internetit në Zelandën e Re.

Në fjalën e tij, Jipning bëri thirre për hapje dhe bashkëpunim. Ai theksoi se “Rajoni i Azi-Paqësorit nuk duhet dhe nuk mund të kthehet prapa në konfliktet dhe ndarjet ideologjike të periudhës së Luftës së Ftohtë”.

Ai vuri në dukje se investimi dhe tregtia e lirë e rajonit duhet të zhvillohet edhe më shumë. “Lidhjet industriale dhe zinxhirët e furnizimit duhet të jenë funksionalë dhe të stabilizuar si dhe duhet të inkurajohen në mënyrë të rregullt hyrjet dhe burimet për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin reciprok”, tha Jinping.

Pasi informoi se Kina vazhdon vendosmërinë e saj për të përparuar procesin e reformës dhe hapjes, Jinping theksoi se synojnë të bëhen forcë shtytëse në zhvillimin e rajonit të Azi-Paqësorit./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme