CIIE, 70.72 miliardë dollarë marrëveshje paraprake të nënshkruara

Vlera e marrëveshjeve për blerjet e synuara njëvjeçare të mallrave dhe shërbimeve në Ekspozitën e 4-t Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) është 70.72 miliardë dollarë, njoftuan organizatorët në një konferencë shtypi të mërkurën.
Pavarësisht pandemisë, ekspozita gjashtëditore në Shangai, e cila përfundoi të mërkurën, tërhoqi afro 3 000 ekspozues nga 127 vende dhe rajone, tha Sun Chenghai, nënkryetar i Zyrës së CIIE-së.
Sipërfaqja e përgjitshme e ekspozimit e edicionit të 4-t të CIIE-së ishte 366 000 metra katrorë, 6 000 metra katrorë më e madhe se ajo e vitit të kaluar, sipas Zyrës së CIIE-së.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




