Irani akuza të tjera SHBA: Dërgoi dronë në hapësirën tonë ajrore

Botë | 5 vite më parë

Vijon të përkeqësohen më tej marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA, pasi Teherani zyrtar deklaroi se pikasi dy dronë amerikanë që kishin shkelur hapësirën ajrore gjatë stërvitjeve ushtarake që u mbajtën gjatë kësaj jave.

Sipas mediave iraniane, avionët amerikanë pa pilotë hynë në hapësirën ajrore dhe ndryshuan kurs vetëm pasi u paralajmëruan nga mbrojtja ajrore iraniane.

Në këtë incident që ndodhi në Gjirin e Hormuzit raportohet të jenë përfshirë dy dronë “MQ-9 Reaper” dhe një “RQ4+ Global Hawk”./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme