Jemen, mbi 93 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë në dy muajt e fundit në Marib

Më shumë se 93 mijë persona janë detyruar të migrojnë nga rajoni brenda dy muajve për shkak të konflikteve në provincën Marib të Jemenit.
Në një deklaratë me shkrim nga Dega e Maribit e Njësisë Ekzekutive të Administrimit të Kampeve të Refugjatëve të qeverisë së Jemenit thuhet se 93.378 persona migruan nga rajoni për shkak të sulmeve të kryera nga Huthit në qytetet në jug të Maribit, shtatorin dhe tetorin e kaluar.
“Kjo është vala e tretë e migrimit. Familjet lanë shtëpitë e tyre për të gjetur vende më të sigurta me kushte më të përshtatshme jetese për ta”, thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se shkak i këtij migrimi të detyruar janë përshkallëzimi i operacioneve ushtarake.
Administrata e Kampeve të Refugjatëve u bëri thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë presion ndaj Huthive që të ndalojnë sulmet e tyre në Marib.
Huthit të cilët duan të pushtojnë Maribin, që është një nga bastionet më të rëndësishme të qeverisë së Jemenit dhe ku ndodhen fushat e naftës dhe gazit natyror si dhe selia e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë shtuar sulmet e tyre në rajon që nga shkurti i vitit 2021.
Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014. Ndërsa që nga marsi i vitit 2015 forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




