Japonia lëshon në hapësirë raketën “Epsilon-5” me nëntë satelitë

Botë | 5 vite më parë

Tokio, 9 nëntor, Japonia ka lëshuar ​​në hapësirë ​​raketën “Epsilon-5″ që barti nëntë satelitë. Agjencia Japoneze e Kërkimeve Hapësinore (JAXA) njoftoi se raketa u lëshua nga stacioni hapësinor ”Uchinoura” në Kagoshima, në jugperëndim të vendit.

Raketa, e cila u prodhua nga 10 institute kombëtare shkencore, ka diametër 2,6 metra, gjatësi 26 metra dhe peshon 96 tonë. Siç thuhet, raketa përdor lëndë djegëse të ngurtë dhe falë inteligjencës artificiale, kostot e nisjes dhe funksionimit të saj janë reduktuar.

Bëhet e ditur se raketa “Epsilon-5”, e cila synon të inkurajojë institucionet arsimore dhe kompanitë tregtare që kryejnë aktivitete në hapësirë ​​dhe mbart nëntë satelitë, është prodhuar me koston 5,8 miliardë jenë (51 milionë dollarë).

Sipas agjencisë Kyodo, JAXA lëshoi ​​për herë të fundit një raketë të tipit Epsilon në janar të vitit 2019.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme