Zjarr në një shkollë në Niger, vdesin 26 fëmijë

Botë | 5 vite më parë

Një ngjarje tragjike është shënuar në Niger, ku të paktën 26 fëmijë vdiqën nga zjarri në shkollën e tyre prej kashte dhe druri dhe rreth 80 të tjerë kanë pësuar djegie. Ngjarja ka ndodhur në Maradi në jug të vendit, ndërkohë që autoritete thonë se nuk ka ende një bilanc përfundimtar të viktimave.

Flakët shkatërruan tre klasa të shkollës Afn, një ndërtesë prej druri dhe kashte në qendër të qytetit jugor Maradi, kryeqyteti ekonomik i Nigerit. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendngjarje, të ndihmuar nga policia dhe banorët e zonës.

Nigeri, me 25 milionë banorë, është një nga vendet më të varfra në botë dhe, sipas të dhënave të OKB-së, ka një nga nivelet më të ulëta të shkrim-leximit në Afrikë. Shkollat ​​janë të pamjaftueshme dhe shpesh ato janë ndërtime të pasigurta prej druri, kashte dhe llamarine. Në disa zona rurale, mësimet zhvillohen jashtë, nën hijen e pemëve. Vitin e kaluar, 20 fëmijë vdiqën në një tjetër zjarr në shkollë në Niamey, kryeqytet./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme