Escobar në Sarajevë për zgjidhjen e krizës institucionale

I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndodhet në Sarajevë për bisedime mbi menaxhimin lokal, në qendër të një krize të thellë politike dhe institucionale që ka muaj që po paralizon Bosnje-Hercegovinën.
Pas takimit me ambasadorin amerikan, Erik Nelson, ai do të takohet me anëtarët e kryesisë tripalëshe boshnjake.
Sipas medias, diplomati amerikan, i cili do të qëndrojë në vendin ballkanik deri të mërkurën, do të shkojë gjithashtu në Banja Luka, kryeqyteti i Republika Srpska, entiteti i shumicës serbe i BH, lideri i së cilës Milorad Dodik është në qendër të polemikave për deklaratat e tij dhe qëndrimet e interpretuara si një përshpejtim drejt një shkëputjeje të mundshme të entitetit serb.
Komuniteti ndërkombëtar u shqetësua nga deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë për BH, Christian Schmidt për rrezikun real të një përçarjeje në vend në bazë të përkatësisë etnike dhe mundësinë e një konflikti të ri të armatosur.
Dodik, i cili është anëtari serb i kryesisë kolegjiale, nuk e njeh postin e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar dhe legjitimitetin e të punës së tij.
Kjo është arsyeja pse ai bllokon veprimtarinë e institucioneve.
Dje, në prag të misionit të tij, Escobar tha se besonte se në BH nuk do të kishte një luftë të re duke theksuar edhe vendosmërinë e SHBA, Evropës dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe të stabiliteti si në BH ashtu edhe në pjesën tjetër të rajonit./ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




