Kina do të nxitë me vendosmëri hapjen me standarde të larta

Presidenti Xi Jinping tha të enjten se Kina do të nxitë me vendosmëri hapjen e nivelit të lartë, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.
Gjatë videofjalimit në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 4-t Ndërkombëtare të Importit të Kinës, Xi u shpreh se do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të shkurtuar listën negative të investimeve huaja dhe theksoi se Kina do të zgjerojë në mënyrë të rregullt hapjen e sektorëve të shërbimeve, si telekomunikacioni dhe kujdesi shëndetësor.
Kina do të rishikojë dhe zgjerojë katalogun e industrive ku inkurajohen investimet e huaja, duke kanalizuar më shumë investime të huaja në fusha si prodhimi i përparuar, shërbimet moderne, teknologjia e re dhe e lartë, ruajtja e energjisë dhe mbrojtja e mjedisit, dhe duke i drejtuar investimet e huaja në rajonet qendrore, perëndimore dhe verilindore të Kinës, tha Xi.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Kina do të angazhohet thellësisht në bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si zhvillimi i gjelbër e me karbon të ulët dhe ekonomia digjitale, dhe do të promovojë aktivisht pranimin e vendit në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit dhe Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




