Franca nderon kancelaren Merkel me dekoratën “Legjioni i Nderit”

Botë | 5 vite më parë

Franca i ndau kancelares gjermane Angela Merkel “Legjionin e Nderit”, dekoratën më të lartë të vendit, ndërsa ajo përgatitet të dorëzojë pushtetin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Macron, pritën kancelaren Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer, ndërsa Merkel përgatitej për t’i thënë lamtumirë politikës gjatë vizitës së saj të fundit në Francë si kancelare.

Macron i dorëzoi Merkelit çmimin në një darkë për nder të saj në Chateau du Clos de Vougeot në qytetin Beaune.

Në fjalën e tij, ai tha se çmimi iu dha kancelares gjermane në shenjë vlerësimi për atë që ajo ka bërë për Evropën./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme