Shembet ndërtesa 22-katëshe në Nigeri, raportohen dhjetëra viktima

Shembja e një pallati në ndërtim e sipër në qytetin nigerian të Lagosit iu mori jetën 4 punëtorëve, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe deri tani kanë shpëtuar 4 persona, por numri i të bllokuarve është shumë i madh kështu që ekziston frika që bilanci i viktimave do të rritet ndjeshëm.
Pallati 22-katësh është shembur në mënyrë të papritur dhe për këtë arsye ka nisur një hetim i gjerë për zbulimin e shkaqeve dhe përgjegjësve për këtë tragjedi./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




