Macron: Morrison nuk ka thënë të vërtetën për nëndetëset

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzoi kryeministrin australian Scott Morrison se gënjen mbi kontratën shumë miliardë dollarëshe mbi nëndetëset, e anuluar gjashtë javë më parë për shkak të një aleance të re sigurie midis Kanberrës, Uashingtonit dhe Londrës.
I pyetur nga gazetarët australianë nëse mendonte se Morrison e kishte gënjyer për qëllimet e Kanberrës për marrëveshjen e nëndetëseve, Macron deklaroi ”po, është e vërtetë”.
Mosmarrëveshja midis Parisit dhe Kanberrës ndodhi në shtator kur SHBA njoftuan një aleancë të re sigurie me Britaninë e Madhe dhe Australinë për Paqësorin Jugor, që synonte të kundërshtonte fuqinë e Kinës në rajon.
Nën aleancën, e njohur me akronimin AUKUS, Australia do të kishte akses në teknologjinë amerikane për ndërtimin dhe funksionimin e nëndetëseve bërthamore.
Ajo shkaktoi prishjen e marrëveshjes 56 miliardë euro (66 miliardë dollarë) me Francën.
Morrison mohoi të ketë gënjyer presidentin francez, duke shtuar se vendimi për të anuluar marrëveshjen “ishte në interesin kombëtar të Australisë”.
Të premten, presidenti i SHBA Joe Biden shprehu keqardhjen për pasojat nga aleanca AUKUS kur u takua me Macron në Romë, duke thënë se mënyra se si u negociua ishte keqmenaxhuar./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




