Ushtria e Sudanit nis fushatën e arrestimit kundër aktivistëve dhe gazetarëve

Botë | 5 vite më parë

Ushtria e Sudanit ka arrestuar më shumë anëtarë të udhëheqjes civile të vendit pasi arrestoi ministrin e Shëndetësisë, Omar El Najeeb dhe ministrin e Ujitjes, Yasser Abbas, theksuan burime nga zyra e kryeministrit.

Ndërkohë, burime nga Shoqata e Profesionistëve Sudanezë (SPA) thanë se ushtria ka nisur një fushatë të gjerë arrestimi që synon aktivistët dhe ish-zyrtarët e tjerë.

Krerët ushtarakë kanë arrestuar tashmë shumicën e zyrtarëve qeveritarë dhe kryeministri Abdalla Hamdok është ende në arrest shtëpiak, konfirmuan burimet.

Zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-këshilltarin e kryeministrit për mediat, Fayez Seleik, dhe anëtarin kryesor të SPA-së, Ismail Al-Taj, janë mesin e të arrestuarve.

Rrjeti i Gazetarëve Sudanezë (SJN) ka thënë gjithashtu se rreth pesë gazetarë janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë thirrur për hetim nga organet e sigurisë.

Të hënën, ushtria e Sudanit shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe shpërndau Këshillin e Sovranitetit dhe qeverinë kalimtare disa orë pasi arrestoi kryeministrin Hamdok dhe ministrat në qeverinë e tij civile.​​​​​​​/AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme