Misioni i OKB-së u bën thirrje palëve të heqin minat tokësore në Jemen

Botë | 5 vite më parë

Misioni Kombeve të Bashkuara (OKB) për Mbështetjen e Marrëveshjes së Al Hudaydah (UNMHA), me qëllim mbrojtjen e civilëve në Jemen u bëri thirrje palëve konfliktuese që të heqin minat tokësore.

UNMHA bëri një deklaratë pasi 3 persona dy prej të cilëve fëmijë humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në jug të qytetit Al Hudaydah.

“Fëmijët e qytetit Al Hudaydah nuk janë për herë të parë viktimë si pasojë e shpërthimit të minës”, thuhet në deklaratë.

Si pasojë e shpërthimit të minës humbën jetën teksa po udhëtonin me motoçikletë 3 persona dy prej të cilëve fëmijë, thuhet në deklaratë. “U bëjmë thirrje palëve përkatëse që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për ndërgjegjësim si dhe të heqin minat tokësore me qëllim për mbrojtjen e popullatës në Al Hudaydah dhe brezave të ardhshëm”, thuhet më tej.

Forcat e sigurisë së qeverisë së Jemenit dje akuzuan Huthit për vendosjen e minës e cila shkaktoi vdekjen e 3 personave./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme