Unioni Afrikan pezullon Sudanin nga të gjitha aktivitetet

Unioni Afrikan ka pezulluar Sudanin nga të gjitha aktivitetet e tij.
Këshilli Afrikan për Politikë, Paqe dhe Siguri (PAPS) njoftoi se vendimi do të mbetet në fuqi deri në rivendosjen e qeverisë kalimtare sudaneze të formuar më shumë se dy vjet më parë, pas rrëzimit të ish-presidentit Omar al-Bashir.
Në njoftimin gjithashtu bëhet thirrje për rivendosjen e një qeverie kalimtare që mblodhi së bashku zyrtarët ushtarakë dhe civilë sudanezë.
Ushtria sudaneze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, duke shpërbërë Këshillin e Sovranitetit dhe qeverinë, disa orë pasi arrestoi kryeministrin Abdalla Hamdok dhe ministrat në qeverinë civile.
Të tronditur nga kontrolli ushtarak, Kombet e Bashkuara dhe shumë shtete kanë bërë thirrje për kthim në procesin e tranzicionit që është planifikuar të kulmojë në zgjedhjet kombëtare.
Para marrjes së pushtetit ushtarak, Sudani qeverisej nga Këshilli Sovran i Autoriteteve Ushtarake dhe Civile, i cili mbikëqyri periudhën e tranzicionit deri në zgjedhjet e vitit 2023./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




