G20 – Roma në siguri maksimale në prag të samitit

Është forcuar siguria në Romë përpara samitit dyditor të liderëve të G20-s gjatë fundjavës.
“Ky është një moment tensioni i madh”, theksoi ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese.
Njëzet vjet pasi dhuna shkatërroi një samit të G8-s në qytetin verior të Gjenovës dhe tri javë pasi protestat e koronavirusit dolën jashtë kontrollit në kryeqytetin italian, mikpritësit e G20-s kanë zgjedhur një qasje rigoroze të sigurisë.
Marrëveshjet përfshijnë një prani të madhe policore me përforcime shtesë nga ushtria dhe kontrolle më të imëta në zonat përreth eventit.
Pjesa më e madhe e lagjes që rrethon qendrën e kongresit që do të presë samitin do të rrethohet nga e premtja dhe askush nuk do të mund të hyjë pa leje të posaçme.
Numri i saktë i policëve të vendosur ende nuk është bërë i ditur.
Sipas raportimeve, disa mijëra agjentë do të jenë në rrugë.
Rreth 500 ushtarë nga operacioni ”Strade Sicure” (”Rrugë të Sigurta”) po ruajnë pika të rëndësishme në qytet si monumentet, ndërtesat qeveritare, ambasadat dhe hotelet ku do të qëndrojnë mbi 20 delegacione ndërkombëtare./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




