Takimi i ministrave të NATO-s, Stoltenberg njofton miratimin e strategjisë për inteligjencën artificiale

Botë | 5 vite më parë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s miratuan strategjinë e parë të aleancës për inteligjencën artificiale dhe krijimin e Fondit të Inovacionit të organizatës. Pas ditës së dytë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg njoftoi se aleatët e NATO-s nënshkruan një marrëveshje për krijimin e këtij fondi. 
“Fondi i ri i inovacionit i NATO-s do të na sigurojë që të mos mbesim prapa në teknologjinë dhe aftësitë më të fundit që do të jenë kritike për sigurinë tonë”, shtoi ai. Nisma, e financuar nga 17 shtete anëtare të NATO-s, do të mbështesë kërkimin dhe zhvillimin në lidhje me teknologjitë shkatërruese me mbi 1 miliard dollarë. Kreu i NATO-s shpjegoi se strategjia përshkruan se “si do të përshpejtojmë adoptimin e inteligjencës artificiale në atë që bëjmë, përcakton se si do ta mbrojmë këtë teknologji dhe do të adresojmë kërcënimet që vijnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale nga kundërshtarët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme