Johnson: Thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë

Botë | 5 vite më parë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u bëri thirrje britanikëve të bëjnë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Në një video të postuar në Twitter, kryeministri theksoi se ”sa e rëndësishme është të marrësh dozën përforcuese kundër Covid-19”.

“Sigurisht, është e vërtetë që pothuajse çdo i rritur në këtë vend ka marrë tashmë dozën e dyfishtë dhe, falë kësaj, ne kemi arritur të kthehemi në jetën tonë normale, por ne gjithashtu e dimë se mbrojtja nga vaksinat zvogëlohet me kalimin e kohës dhe kështu njerëzit që janë më të prekshëm ndaj Covid dhe që e kanë marrë dozën e dytë më shumë se gjashtë muaj më parë, tani janë në rrezik më të madh. Pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk është zhdukur”, theksoi Johnson.

“Doza e tretë është po aq jetike, sa dy të tjerat. Eshtë e vetmja mënyrë për të forcuar imunitetin tuaj dhe të familjes suaj”, shtoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme