Der Leyen: Përparësi ndihma për familjet dhe bizneset në nevojë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë

Botë | 5 vite më parë

E gjithë bota është prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, megjithatë ka diçka specifike për situatën në BE, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Twitter.

“Ne jemi shumë të varur nga gazi, shumë të varur nga importet e gazit. Na bën të prekshëm. Ne duhet të diversifikojmë furnizuesit, por në mënyrë thelbësore, të përshpejtojmë kalimin në energji të pastër’’, shtoi ajo.

“Qytetarët presin përgjigje të shpejta. Prioriteti ynë është t’u japim ndihmë familjeve dhe bizneseve në nevojë. Sipas rregullave të BE-së, shtetet anëtare duhet të marrin masa me shpejtësi’’, theksoi Von der Leyen.

“Kjo përfshin ndihmën shtetërore, mbështetjen e synuar për konsumatorët dhe shkurtimet në taksat e energjisë”, përfundoi ajo./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme