Jep dorëheqje përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken njoftoi se përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka dhënë dorëheqje dhe se në vend të tij është emëruar zëvendësi i tij Thomas West.

Në një deklaratë me shkrim, Blinken tha: “Përfaqësuesi special për Afganistanin, Zalmay Khalilzad largohet nga detyra e tij. I shpreh mirënjohjen për shërbimin shumëvjeçar që ka kryer për popullin amerikan. Përfaqësuesi special për Afganistanin do të jetë Thomas West, i cili më parë ka kryer detyrën e zv.përfaqësuesit special”.

“West ka qenë i përfshirë në ekipin e sigurisë kombëtare në periudhën kur presidenti amerikan Joe Biden ushtronte detyrën e zv.presidentit dhe ai do të udhëheqë përpjekjet diplomatike lidhur me Afganistanin”, theksoi Blinken.

Ai shtoi se përfaqësuesi special, West do të udhëheqë përpjekjet diplomatike dhe do të bëjë rekomandime për sekretarët dhe zv.sekretarët në Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore.

Khalilzad i cili ishte emëruar në detyrën e përfaqësuesit special për Afganistanin nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, luajti një rol të rëndësishëm në negociatat me talebanët./AA

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme