Von der Leyen: BE ka eksportuar mbi një miliard vaksina në botë

Bashkimi Evropian deri më tani ka eksportuar mbi një miliard vaksina antiCOVID-19 në pjesën tjetër të botës, një arritje e rëndësishme, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne i kemi shpenzuar ato në më shumë se 150 vende, përfshirë Japoninë, Turqinë, Britaninë e Madhe, Zelandën e Re, Afrika e Jugut, Brazilin, nga të cilat 87 milionë doza janë dërguar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përmes platformës COVAX”, tha von der Leyen.
“Ne e kemi mbajtur premtimin tonë. Kemi ndarë gjithmonë kapacitetin tonë prodhues në mënyrë të barabartë me pjesën tjetër të botës, me të paktën një në dy doza të prodhuara në BE të dërguara jashtë vendit”, shtoi ajo.
Sipas von der Leyen, përveç eksporteve, BE-ja po bën pjesën e saj dhe do të dhurojë të paktën 500 milionë doza për më të prekurit./ ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




