“Stuhi” në Bruksel, presidenti slloven i Këshillit të BE-së: Ja deputetët-kukulla të Sorosit

Edhe pse e kufizuar në rrjetet sociale, një stuhi e vërtetë politike, ku nuk munguan thumbimet por edhe akuzat direkte, morri jetë orë te fundit nga një postim në Twitter të kryeministrit slloven Janez Jansa, që për 6 muaj mban edhe rolin e presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, duke komentuar një mision të disa eurodeputetëve në Lubjanë, i ka cilësuar me një meme si “kukulla të Sorosit”.
Një postim i vjetër që slloveni i kishte bërë retweet, por që tregonte pakënaqësinë tij të sotme ndaj misionit, ende në proces, që ka si objektiv monitorimin e lirisë së shtypit në atë vend.
Ndër pjesëtarët e misionit, ishin edhe disa deputetë holandez si Sophie In’t Veld, diçka që shtyu reagimin e kryeministrit Mark Rutte, që cilësoi si të papërshtatshëm postimin dhe e dënuar në mënyrë të fortë.

Por kryeministri slloven, shpesh herë i kritikuar për deklaratat e tij, vijoi debatin duke i kujtuar kolegut holandez ”të mos bëhet merak për lirinë e shtypit në Holandë, por që të shmangë vrasjet në rrugë të gazetarëve në Holandë”.
Në debatin e acaruar ndërhyri edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, që deklaroi se “respekti i ndërsjellët midis institucioneve të BE-së është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, ndërkohë që presidenti i BE David Sassoli i ka kërkuar Jansas që t’i japë fund provokimeve./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




