Jemen, si pasojë e përleshjeve 10 mijë persona braktisën shtëpitë në shtator

Botë | 5 vite më parë

Koordinatori humanitar i OKB-së për Jemenin, David Gressly tha se për shkak të përleshjeve në muajin shtator në Jemen 10 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Gressly në një deklaratë me shkrim tha se në përleshjet e muajit të kaluar kanë humbur jetën ose janë plagosur 235 civilë.

Sipas tij, në përleshjet në provincën Marib muajin e kaluar 10 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Ai shtoi se ka ndërprerje në shpërndarjen e ndihmës humanitare, përfshirë ushqimin dhe ilaçet, në disa rajone për shkak të konflikteve.

Jemeni është dëshmitar i një lufte që ka shkaktuar vdekjen e mbi 233 mijë personave në gati 7 vitet e fundit.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014 kur rebelët Huthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite që synonte rivendosjen e qeverisë së Jemenit e përkeqësoi situatën, duke shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë, pasi 30 milionë njerëz që përbëjnë 80 për qind të popullsisë kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme