Michel: Pa hebrenjtë nuk do të ishim Evropë

Ne kemi nevojë për një politikë zero pandëshkueshmërie kundër antisemitizmit dhe Bashkimi Evropian duhet të udhëheqë luftën kundër antisemitizmit, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar të Malmos në kujtim të Holokaustit dhe të luftës kundër antisemitizmit.
”Komisioni Evropian sapo ka prezantuar një strategji për të luftuar antisemitizmin”, shtoi ai.
”Bashkimi Evropian po forcon në mënyrë drastike legjislacionin që do të thotë luftë kundër urrejtjes në internet, që është fushëbeteja e re për sulmet antisemitike”, theksoi Michel.
”Përpjekjet tona duhet të garantojnë sigurinë e hebrenjve evropianë. Është turp për ne që studentët, vizitorët, muzetë ose besimtarët duhet të mbrohen nga njerëz të armatosur. Thjesht sepse ata janë hebrenj”, tha ai.
“Hebrenjtë janë në shtëpi në Evropë. Hebrenjtë janë pjesë e Evropës. Artistët. Mjekët. Shkencëtarët. Sipërmarrësit. Ata janë pjesë e së ardhmes sonë. E ardhmja jonë e përbashkët. Evropa pa popullin hebre nuk do të ishte më Evropë”, përfundoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar të Malmos në kujtim të Holokaustit dhe të luftës kundër antisemitizmit./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




